Los Angeles është një qytet i mrekullueshëm, por mund të rezultojë edhe një lloj “burgu”. Të paktën kështu duket se është për Zlatan Ibrahimoviç, i cili është bllokuar në merkaton e futbollistëve nga skuadra LA Galaxy, që militon në Major League Soccer.

Suedezi ka shfaqur dëshirën kohët e fundit për t’u rikthyer te Milani, por kontrata me skuadrën kaliforniane duket se e bllokon për momentin, pasi ajo skadon më 31 dhjetor të vitit 2019.

Sulmuesi dhe agjenti i tij Mino Raiola kanë nisur të bëjnë lëvizjet e tyre, për të gjetur një zgjidhje për këtë çështje, por lajmet që vijnë nga Kalifornia nuk duket se janë të mira.

Klubi i Los Angeles Galaxy duket se nuk ka ndërmend të lejojë yllin e tij të largohet dhe ka kërcënuar deri në ndërmarrjen e masave ligjore.

Motivi kryesor që shtyn Galaxy të mbajë Ibrahimoviç kundër vullnetit të tij është i lidhur me aspektin financiar. Klubi ka siguruar kontrata të rëndësishme nga sponsorë të ndryshëm për shkak të pranisë së Zlatan Ibrahimoviç në skuadër, e një largim i tij do të thoshte edhe reduktim të të ardhurave.

Top Channel