Po si janë kostot e arsimimit në Shqipëri në krahasim me vendet e rajonit, përsa i përket studimeve universitare të nivelit Bachelor, master apo PHD. Në Shqipëri, tarifa për nivelin Bachelor varion nga shkolla në shkollë, nga 20 mijë lekë në 45 mijë lekë, që është më e larta në Universitetin e Mjekësisë.

Në Malin e Zi, sipas tabelës zyrtare të çmimeve, tarifa e fiksuar për një nivel bachelor është 1 500 euro, për studime të specializuara 2 000 euro, për master shkencor 2 500 euro dhe për studimet doktorale 3 000 euro në vit.

Në Kroaci, një vend i Bashkimit Europian, tarifa më e ulët në vit për një program bachelor është 800 euro, ndërsa më e larta, ajo e Universitetit të Mjekësisë, 3 600 euro/vit.

Në Serbi, për studimet bachelor, tarifa më e ulët është ajo e Universitetit të Gjeologjisë, 1 000 euro/vit, ndërsa më e larta ajo e Mjekësisë Dentare, 4 950 euro/vit dhe 10 mijë euro në vit Fakulteti i Teknologjisë dhe Metalurgjisë.

Bosnja, përveç kuotave të subvencionuara për studentët më të mirë, aplikon tarifën 3 mijë euro në vit për studime bachelor, po aq në vit për master dhe 9 mijë euro në vit për studime doktorale.

Top Channel