Merkel “pro” marrëveshjes së Brexit, por “peng” mbetet Gjibraltari

21/11/2018 18:45

Ndërkohë që kryeministri i Spanjës, Pedro Sanchez, tha të martën se qeveria e tij do të votojë kundër marrëveshjes së Brexit-it, nëse përmbajtja për Gjibraltarin nuk ndryshon në tekst, Gjermania do të mbështesë marrëveshjen e tërheqjes së Britanisë nga Bashkimi Evropian, duke shpresuar se do të zgjidhjet edhe kjo çështje.

Gjibraltari pritet të largohet nga Bashkimi Evropian së bashku me Mbretërinë e Bashkuar në mars, pavarësisht referendumit të 2016 që rezultoi me përqindje të lartë “pro” qëndrimit në union.

“E dimë se sa të vështira janë bërë diskutimet në Britani, por mund të them se Gjermania do të pajtohet me marrëveshjen e Brexit-it, tha Merkel para deputetëve, duke shtuar se “Ende kemi dyshime për Spanjën. Nuk e di se si do të zgjidhjet kjo çështje, por shpresoj se do të zgjidhet të dielën”, tha Merkel.

Top Channel