Ministrat e Mbrojtjes të 25 vendeve të BE-së pritet të bien dakord për një sërë marrëveshjes, pjesë e paktit ushtarak.

Projektet e reja, të firmosura nga gjithë ministrat e mbrojtjes, përveç Danimarkës, Maltës dhe Mbretërisë së Bashkuar, përfshijnë ngritjen e një shkolle të përbashkët spiunazhi.

Ngritja e një shkolle të tillë ishte penguar deri më sot nga Britania e Madhe, e cila e shihte si rivalitet të 5 Yjeve, aleancës së spiunazhit të përbërë nga SHBA, Australia, Kanada, Zelanda e Re dhe Britania.

Me afrimin e Brexit, Londra nuk është më pengesë. Megjithatë, propozimi që drejtimi i akademisë të lihet në dorë të Greqisë, me ndihmën e Qipros, është parë me dyshim, pasi janë dy anëtarët e BE-së me lidhjet më të forta me Rusinë.

Top Channel