Ministri i Infrastrukturës dhe Energjisë, Damian Gjiknuri është i ftuar në emisionin “Open” të gazetares Eni Vasili. Por ministri u prit me protesta nga banorët e Unazës së Re përpara ambienteve të Top Channel.

Ministri Gjiknuri e komentoi këtë protestë, duke thënë se ka shtysë politike. Ai u shpreh se e rëndësishme është që të gjendet një zgjidhje.

“Mund të jetë edhe e organizuar. Jam i bindur që ka edhe shtysë politike. Janë presione që nuk të çojnë asgjëkund. Ajo që duhet të bëjmë është të gjejmë një zgjidhje”, tha Gjiknuri.

  Gjiknuri në Open/ Banorët e Unazës së Re protestë përpara Top Channel

Top Channel