Partitë politike në Parlamentin e Kosovës dështuan të harmonizojnë qëndrimet për një rezolutë rreth bisedimeve për normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë.

Në tekstin e rezolutës së propozuar nga Lidhja Demokratike e Kosovës, e cila mori 50 vota dhe rrjedhimisht nuk u miratua, thuhet se “Kuvendi i Kosovës rithekson se Kushtetuta e Kosovës, sovraniteti, integriteti territorial dhe karakteri shtetëror unitar janë të pacënueshme. As presidenti dhe askush tjetër nuk ka të drejtë të diskutojë për territorin”.

“Nuk arritëm harmonizim”, tha Hoti.

  S’ka konsensus për dialog; Debati në Kuvendin e Kosovës

Por, në një kohë me seancën e Kuvendit të Kosovës, çështja e kufijve është diskutuar në Konferencën për Sigurinë në Minsk të Bjellorusisë, ku ishin të pranishëm presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, si dhe kryeministrja e Serbisë, Ana Brnabiç.

Organizatori i konferencës shkroi në Twitter se Thaçi dhe Brnabiç “nënvizuan se një shkëmbim shumë i diskutuar i territoreve është vetëm një element i një pakoje më të gjerë diskutimesh, e se nuk do të hapej kutia e Pandorës nëse një marrëveshje e tillë do të bazohej në vendimet e të dyja qeverive”.

“Mundësia për marrëveshje është reale. Jemi larg, por në të njëjtën kohë shoh mundësi dhe shoh vullnet prej bashkësisë ndërkombëtare, që ky proces të shtyhet përpara. Por në fund të fundit, dy vendet tona, Kosova e Serbia, janë ato që vendosin për marrëveshjen, për të marrë përgjegjësi të kësaj ujdie paqësore. Kjo nënkupton përfundimisht njohjen reciproke, që nuk do të ketë në asnjë rrethanë kufij në baza etnike, nuk do të ketë shkëmbim të popullatave, e gjithashtu nuk do të ketë probleme, nuk do të ketë shqetësime, çfarë paraqiten aty-këtu”, tha Thaçi.

Nga Minsku, Thaçi u kërkoi deputetëve të hartojnë një platformë të përbashkët, në mënyrë që të krijohet një ekip, në të cilin do të bëjë pjesë edhe opozita, në dialogun me Serbinë.

Top Channel