Pas mospajtimeve në mes deputetëve të mazhorancëw dhe opozitës, është shtyrë për të hënën mbledhja e Komisionit Hetimor Parlamentar në lidhje me zbardhjen e rastit të dëbimit të gjashtë shtetasve turq.

Deputeti i VV-së, Sami Kurteshi tha se mazhoranca dëshiron ta pengojë punën e komisionit hetimor.

“Asnjëherë nuk kanë me marrë ata pjesë në këto mbledhje. Ata ose duan  diçka me fsheh, ose i tuten shefave të tyre. Kjo gjë ndodh vetëm në Kosovë, pa asnjë arsyeje e lëshojnë mbledhjen. Pozita nuk është e interesuar që të bëhet një hetim parlamentar ashtu qysh është caktuar në seanca të Kuvendit”, tha ai.

Mbledhja e sotme nisi me ftesën e raportimit të një zyrtari policor, ku ishin prezent edhe mediat. Megjithatë, ende pa filluar intervistomi i tij, reaguan anëtarët e komisionit nga pozita, të cilët kërkuan që mbledhja të jetë e mbyllur për media për shkak të ndjeshmërisë së rastit, si dhe për shkak se mund të dëmtohet procesi i hetimeve.

Aty kanë reaguar anëtarët e komisionit nga Lëvizja Vetëvendosje, të cilët kërkuan që takimi të jetë i hapur për media. Mbledhjen e lëshuan Ganimete Musliu, Haxhi Shala, Muharrem Nitaj, Bahrim Shabani. Ndërsa, më vonë treguan se është shtyrë për të hënën në ora 09:00, shkruan Kosova Press.

Top Channel