Parlamenti maqedonas fillon sot debatin për amendamentet kushtetuese për ndryshimin e emrit të vendit, në një përpjekje për t’i dhënë fund mosmarrëveshjeve të gjata diplomatike me Greqinë.

Kryeministrit Zoran Zaev i duhen 2/3 e votave të deputetëve për ndryshimin e emrit, ose thënë në shifra i duhen minimalisht 80 vota nga 120.

Është ende e paqartë nëse koalicioni qeveritar mund të sigurojë votat e VMRO-DPMNE për arritjen e 2/3 të tyre. Zaev ka premtuar zgjedhje të parakohshme nëse dështon ta kalojë ndryshimin e emrit.

Top Channel