Një aksident i rëndë ka ndodhur në orët e mbrëmjes së të hënës në aksin rrugor Elbasan-Peqin, në fshatin Pajovë.

Sefedin Alla, rreth 62 vjeç, banues në fshatin Çengelaj, Peqin, ka humbur kontrollin e automjetin dhe ka rënë nga një urë.

Fatkeqësisht, si pasojë e aksidentit, 62-vjeçari ka ndërruar jetë rrugës për në spital.

Policia po punon për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.

Top Channel