Gjatë ditës së sotme mediat amerikane aluduan se presidenti Donald trump po mendon të emërojë vajzën e tij, Ivanka trump si pasuese të Nicki Haleyt në ambasadën amerikane, në OKB.

Lajmi erdhi menjëherë pasi Haley vendosi të japë dorëheqjen gjatë ditës së sotme, për arsye që ende nuk janë bërë publike, ndërsa vetë Trump foli për këtë çështje pasditen e të martës.

“Ivanka do të ishte e jashtëzakonshme, një “dinamit” në atë pozicion dhe e vërteta është se unë nuk di nëse ka ndonëj tjetër më të aftë se ajo, për të punuar në atë post. Megjithatë, nëse do të emëroja Ivankën, do të më akuzonin për nepotizëm”, deklaroi Trump.

Më pas presidenti amerikan tha se po studion disa alternativa për të zgjedhur pasuesen e Hailey-t, mes të cilëve është edhe ish Këshilltarja e tij për Sigurinë, Dina Powell.

“Hailey do të jetë në shërbim deri në fund të vitit, por unë po shqyrtoj kandidaturat dhe do të emëroj pasuesin e saj brenda 2-3 javësh”, tha presidenti amerikan.

Top Channel