Një aksident me pasojë një person të plagosur ka ndodhur në aksin rrugor Berat-Ura Vajgurore, në afërsi të fshatit Orizaj.

I plagosuri po udhëtonte me biçikletë në momentin që është përplasur me një mjet që levizte në të njëjtën anë të rrugës.

I aksidentuari u dërgua drejt Spitalit të Beratit, ndërkohë që në vendin e ngjarjes mbërritën ekspertët e Policisë Rrugore që po punojnë për të zbardhur motivet e këtij aksidenti.

Top Channel