E trishtë/ Vuante prej vitesh nga problemet në zemër, ndahet nga jeta në moshën 22-vjeçare “Miss Austria” 09/09 16:43
“Makina që shkaktoi vdekjen tragjike të 20 personave nuk e kishte kaluar kontrollin teknik dhe nuk duhej të ishte në rrugë, dhe shoferi nuk kishte patentë përkatëse”.
Këto janë fjalët që tha për gazetarët guvernatori i Nju Jorkut, Andrew Cuomo, në lidhje me tragjedinë që tronditi qytetin amerikan këtë fundjavë.
Limuzina, e cila ishte duke transportuar dasmorë, u përplas me një automjet tjetër pasi u fut me shpejtësi të lartë në një kryqëzim me tabelën “stop”.
Shumë prej viktimave ishin familjarë. Mes tyre ishin katër motra, të katërta të vdekura bashkë me bashkëshortët.
Top Channel