Teksa foli për temën e korrigjimit të mundshëm të kufijve mes Kosovës dhe Serbisë, për herë të parë, Kryeministri Rama në “Open” në Top Channel, u shpreh se nevojitet një diskutim i brendshëm strategjik.

Rama u shpreh se liderët në Kosovë nuk po e bëjnë këtë aktualisht.

“Shqipëria ka detyrimin të mbështesë fuqimisht Kosovën dhe në këtë detyrim të ndjekë dhe të presë se çfarë përfaqësuesit e Kosovës mendojnë se për çfarë gjërash janë dakord të bëjmë. Unë nuk mund të bëjë tutorin e Kosovës. Duhet të bëjmë një diskutim të brendshëm strategjik dhe këtë duhet ta bëjnë ata që e drejtojnë Kosovën. Dhe këtë nuk po e shoh që ata ta bëjnë. Shqiptarët duhet të diskutojnë si burra të kuvendit dhe jo hidh e prit në televizion vetëm për t’u konfliktuar. Ne kemi humbur sepse nuk kemi ditur si të sillemi me historinë”, tha Rama.

  Kufiri Kosovë-Serbi, Rama flet për herë të parë në “Open”: Luhet fati i Kombit

Top Channel