Open me Eni Vasilin, së shpejti në Top Channel

07/09/2018 19:30

“Open” do të jetë emisioni i ri politik që do të nisë së shpejti në Top Channel, nën drejtimin e gazetares dhe moderatores së njohur Eni Vasili.

Emisioni politik i drejtuar nga Eni Vasili do të ketë një logo të re, ndërkohë që edhe studioja ku do të zhvillohet debati politik do të jetë një tjetër surprizë e këtij sezoni televiziv në Top Channel.

Top Channel