Një djalë 8-vjeçar nga Uellsi ka dy vite që vishet e sillet si vajzë dhe nuk e vret aspak mendjen për shokët që e tallin.

Fabian Butler, i cili kërkon që ta thërrasëin Francesca, thotë se është një djalë që pëlqen rrobat e vajzave. Ai nënvizon se nuk bezdiset kur e quajnë “lesbik”.

Nëna e Fabianit shprehet: “Ai e di që është djalë, por thjesht ka qejf që të vishet me fustane. Nisi në moshën 6-vjeçare, kur vishte këpucët e mia dhe shëtiste me to. Kur e tallin, ai u thotë se nuk është vajzë, por i pëlqen të vishet si vajzë. Nuk e vret mendjen se çfarë thonë të tjerët. U thotë që të mos e shikojnë fare nëse nuk e pëlqejnë veshjen e tij”.

FOTO GALERI
1/20

Top Channel