Arsenal

Stan Kroenke synon seriozisht të jetë pronar i vetëm i Arsenalit. Miliarderi amerikan ka shfaqur gatishmërinë e tij për të blerë dhe kuotën prej 30% të aksioneve që zotërohen nga Alisher Usmanov duke ofruar 600 milionë Paund për të plotësuar një marrëveshje që mund ta çojë vlerën e klubit londinez në 1.8 miliardë Paund.

Kroenke është aksioneri kryesor i Arsenalit pasi zotëron 67% të aksioneve të tij, e duket se në fund ka arritur marrëveshjen me Usmanov që ka pranuar të shesë kuotën e tij të aksioneve të klubit, lajm që manjati amerikan e ka bërë të ditur nëpërmjet një komunikate të kompanisë së tij KSE në London Stock Exchange.

‘KSE po përparon me ofertën e tij drejt marrjes së pronësisë së plotë të klubit – theksohet në komunikatën e kompanisë së Kroenkes – vlerësojmë dedikimin e Usmanov në drejtim të Arsenal. Ambicia jonë është që të shohim Arsenalin që të luftojë vazhdimisht për titullin në Premier League, në Ligën e Kampioneve dhe të triumfojë edhe në futbollin e femrave dhe me të rinjtë’.

Arsenali ka bërë ndryshime në pankinë, pasi drejtimin e tij e ka marrë Unay Emery që zëvendësoi Arsene Wenger që u largua nga “Topcinjtë” pas 22 vitesh. Sezonin e kaluar Arsenali e mbylli Premier Leaguen në vendin e 6 duke u kualifikuar për në fazën e grupeve të Europa League. Këtë fundjavë nis sezoni i ri në Premier League dhe Arsenali do ta nisë me supersfidën ndaj kampionëve të Manchester City.

Top Channel