Durrës, gjendet e pajetë në shtëpi gruaja e efektivit të policisë

06/08/2018 14:41

Një 47-vjeçare është gjetur e vrarë me armë zjarri në shtëpinë e saj teksa dyshimet e para të policisë kanë të bëjnë me një vetëvrasje.

Sipas të dhënave paraprake, ngjarja ka ndodhur rreth orës 13.20 në lagjen nr.7 të Durrësit ku M.H, 47 vjeçe është gjetur e pajetë. Mësohet se ajo është bashkëshortja e një efektivi policie. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Top Channel