Një edicion i shkurtër informativ në faqen e internetit të Top Channel,me zhvillimet e deritanishme në vend, rajon, botë, sport e me gjerë. Për më tepër ndiqni videon:

SHQIPTARËT NUK KANË MUNDËSI FINANCIARE PËR PUSHIME
Statistikat tregojnë se mbi 65 për qind e familjeve shqiptare nuk kanë mundësi financiare të përballojnë një javë pushime larg shtëpisë. Shkak është varfëria, ndërsa të shumtë janë ata që nuk kanë pushuar kurrë në jetën e tyre.

FLUKS I MADH PUSHUESISH NGA RINASI
Çdo ditë nga aeroporti i Rinasit hyjnë në Shqipëri 13 mijë persona një pjesë e madhe ë të cilëve janë turistë. Paralelisht me fluksin, policia ka rritur kontrollet për të penguar azilkerkuesit.

VLADIMIR PUTIN KUNDËR KRITIKËVE TË TRUMP
Vladimir Putin iu kundërvu kritikëve të Donald Trump në SHBA për takimin në Helsinki duke I akuzuar se duan të sakrifikojnë lidhjen mes dy vendeve për interesa te ngushta partiake.

LAÇI KUALIFIKOHET PËR NË RAUNDIN E DYTË

Laçi kualifikohet për në raundin e dytë paraeliminator të Europa League, pasi mundi në ndeshjen e dytë qipriotët e Anorthosis me rezultatin 1 – 0.

VERA, STINA E STRESIT?
Një studim i publikuar së fundmi sqaron se me rritjen e temperaturave gjatë stinës së verës rriten dhe hormonet e stresit duke I shkaktuar njerëzve nervozizëm dhe mërzitje.

Top Channel