Pas triumfit të Francës në Rusi, e gjithë vëmendja e botës së futbollit u zhvendos në Torino, atje ku Juventusi prezantoi blerjen historike të skuadrës Cristiano Ronaldo.

Pa e komentuar këtë lëvizje nuk mund të mbeste edhe trajneri portugez, Morinho. “Me Ronaldon kampionati italian do të bëhet shumë më tërheqës, pasi kemi të bëjmë me një futbollist që ka fansa në të gjithë botën. Gjithashtu, ky transferim do të nxitë përforcimin edhe të skuadrave si Interi, Napoli, Roma, etj. të cilat do të bëjnë që të rritet rivaliteti dhe natyrisht edhe cilësia në kampionatin italian”, deklaroi Mourinho.

Portugezi, i cili ka fituar gjithçka me Interin në sezonin 2009-2010, u pyet edhe në lidhje me mundësinë e rikthimit të tij në Itali, por këtë herë u tregua diplomatik në përgjigje.

“të rikthehem të drejtoj në Itali? Do të më pëlqente të vija për ndeshjet e Champions League dhe të drejtoja Manchesterin në sfida përballë Interit ose Juventusit”, deklaroi “The special one”.

Top Channel