Mijëra persona u dyndën në rrugët e Edinburgut për të protestuar ndaj vizitës së Donald Trump në Mbretërinë e Bashkuar.

Ata organizuan një demonstratë në kohën që presidenti amerikan luajti golf në resortin Tërnberri.

Trump ndodhet në Skoci me bashkëshorten e tij për një vizitë private, përpara takimit në Helsinki me Vladimir Putin, ditën e hënë.

Gjatë lojës së golfit ai u vërshëllye nga protestuesit e mbledhur jashtë perimetrit të resortit.

Vizita e Trumpit në Skoci është shoqëruar me masa të rrepta sigurie. Shumë snajpera monitorojnë resortin e golfit, ndërsa qindra efektivë policie patrullojnë rreth e rrotull tij.

Trump ka takuar një ditë më parë kryeministren Theresa May dhe Mbretëreshën Elizabetë.

FOTO GALERI
1/7

Top Channel