Një edicion i shkurtër informativ në faqen e Web-it, me zhvillimet e deritanishme nga Rusia 2018.

BOTËRORI I RUSISË, FRANCA SKUADRA E PARË FINALISTE

Franca është skuadra e parë finaliste e Botërorit të Rusisë. Skuadra e Deschamps mundi në gjysmëfinale Belgjikën me rezultatin 1-0 me gol të Umtiti.

 

BOTËRORI, SOT LUHET GJYSMËFINALJA E DYTË, ANGLI-KROACI

Luhet sot ndeshja e dytë gjysmëfinale e kupës së Botës. Në orën 20:00 në Luzhniki Stadium të Moskës do të vihen përballë skuadrat e Kroacisë dhe Anglisë.

 

FRANCA NË FINALE, POGBA IA DEDIKON FITOREN FËMIJËVE TAJLANDEZE

Franca arriti në finalen e Botërorit të 2018 pasi mposhti Belgjikën. Mesfushori Paul Pogba ia dedikoi këtë fitore fëmijëve tajlandeze që shpëtuan ditën e martë teksa të gjithë arritën të dalin nga shpella ku ishin bllokuar.

 

DESCHAMPS NË QIELLIN E SHTATË: ÇFARË KRENARIE

Didier Deschamps do të përjetojë një tjetër finale  botërori, këtë radhë si trajner i Francës. Tekniku transpalpin nuk e fshehu entuaziazmin e tij: ‘Çfarë krenarie, tani të fitojmë finalen’ -tha Deschamps.

 

MARTINEZ I ZHGËNJYER, POR KRENAR: DHAMË GJITHÇKA NË FUSHË

Trajneri i Belgjikës Roberto Martinez ishte i zhgënjyer, por edhe krenar për skuadrën e tij: ‘Dhamë maksimumin në fushën e lojës, nuk do të mund të kërkoja më shumë nga lojtarët’ -tha trajneri spanjoll i Belgjikës.

 

Top Channel