Hahn: Kosova, çështja më e rëndësishme për Serbinë, por jo e vetmja

02/07/2018 17:26

Pas takimit që pati me Presidentin e Serbisë, Johannes Hahn, i porositi autoritetet e Serbisë se normalizimi i marrëdhënieve me Kosovën nuk është çështja e vetme për përparimin e Serbisë në rrugën e integrimit në BE.

“Është e qartë se kjo është një çështje aktuale, por nuk është vetëm ajo e rëndësishme për përparimin e Serbisë në rrugën e euro-integrimit. Ka edhe elemente të tjera që janë të rëndësishme. Sundimi i ligjit është në zemër të negociatave me BE-në”, tha Hahn.

“Sundimi i ligjit është faktor, i cili përcakton shpejtësinë e procesit të anëtarësimit në BE, por gjithashtu është e rëndësishme që Serbia të jetë më tërheqëse për investitorët e huaj. Cilësia e gjyqësorit siguron besim shtesë dhe mendoj se është në interes të qytetarëve”, tha Hahn.

Top Channel