Futbollisti i PSG, Kylian Mbappe ishte autor i golit të parë të ndeshjes Francë-Peru. Sulmuesi e dërgoi topin në rrjetën e peruanëve në minutën e 34 të ndeshjes.

19-vjeçari bëhet futbollisti më i ri që ka shënuar në një Kampionat Botëror me Kombëtaren e Francës.

Ky rekord mbahej nga David Trezeguet, i cili shënoi në moshën 20-vjeçare në botërorin e vitin 1998 kur Franca u shpall Kampione e Botës. A do të ndodhë sërish kështu?

Mbetet për t’u parë…

Top Channel