Një person i pajetë është gjetur pasditen e sotme në qytetin e Shkodrës. Policia bën të ditur se viktima është shtetasi Mehdi Kavaja, 60 vjeç.

Viktima është gjetur i pajetë në punishten e tij në lagjen “Tophane”. Viktima riparonte brava automjetesh.

Gjatë këqyrjes së trupit u konstatua se viktima është qëlluar me një plumb në kokë.

Rrethanat në të cilat ka ndodhur ngjarja janë ende të paqarta.

Top Channel