Një stuhi breshëri dhe shiu të rrëmbyer gjatë orëve të pasdites së të enjtes shkaktoi dëme të mëdha në disa fshatra të Njësisë Administrative Bradashesh.

Në fshatrat Shtëmajë, Ulëm, Kozan, Letan dhe Balëz pothuajse të gjitha kulturat bujqësore dhe pemëtaria u dëmtuan, ndërsa banorët kërkojnë ndihmë, për të rekuperuar të paktën një pjesë të humbjeve.

Fermerët kërkojnë mbështetjen e shtetit, pasi bujqësia është i vetmi burim jetese me të cilën sigurojnë të ardhurat e një viti të tërë.

Stuhia e fortë ka dëmtuar të mbjellat e stinës, serrat, ndërsa pemëtaria thuajse është shkatërruar tërësisht, sidomos vreshtat.

Top Channel