Janë luajtur sot dy sfidat e para gjysmëfinale të fazës Play Off të Serisë B, që do të përcaktojë edhe skuadrën e tretë që do të ngjitet në Serinë A sezonin e ardhshëm.

Në të dy sfidat, Cittadella-Frosinone dhe Venezia-Palermo, rezultati ishte i njëjtë, barazim 1-1, duke lënë gjithçka të hapur për në takimin e kthimit.

Natyrisht që të favorizuara janë Frosinone dhe Palermo, që kanë marrë një barazim të rëndësishëm në sfidën e parë dhe për më tepër, edhe kampionatin e kanë mbyllur më lart në renditje.

Skuadrat e kualifikuara do të ndeshen në një finale, ku do të zgjedhin se kush do t’i bashkohet Empolit dhe Parmës, në rrugën drejt Serisë A.

Top Channel