As Salah, as Mane, as Firmino… Klopp zbulon se kush është goditësi më i mirë i Liverpulit

25/05/2018 12:04

Jurgen Klopp ka habitur me deklaratën e tij të fundit në prag të finales së Champions League.

Trajneri i Liverpulit i thuri lavde mbrojtësit spanjoll Alberto Moreno, i cili këtë vit ka luajtur shumë pak në formacionin titullar të skuadrës angleze.

“Alberto është një futbollist i jashtëzakonshëm. Të gjithë lojtarët e skuadrës e dinë që ai mund të luajë edhe si organizator, edhe si mesfushor… Është goditësi më i mirë i ekipit, por fatkeqësisht njerëzit nuk e dinë këtë sepse nuk ka mundësi që të godasë portën gjatë ndeshjeve”, deklaroi trajneri gjerman.

Gjithsesi, është shumë e vështirë që Alberto Moreno të luajë, qoftë edhe pak minuta, në finalen kundër Realit.

Top Channel