Gjykata e Vlorës, pas arratisjes së të dënuarit policia çon forca shtesë

24/05/2018 15:12

Në sallën numër gjashtë të gjykatës së Vlorës ku u zhvillua senca gjyqësore nuk ka ambiente izolimi, as dhoma të sigurta ku qëndron i dënuari.

Ndërkohë që kanë kaluar mëse 24 orë nga arratisja e bujshme por policia nuk ka rënë ende në gjurmë të Mikel Kasajt që u dënua të mërkurën me 4 vjet e gjysmë burg për rrëmbim personi.

Dy punonjësit e policisë së burgjeve Gjolek Hodaj dhe Granit Zani janë ndaluar për shkak të incidentit. Ata kishin për detyrë të shoqëronin Kasaj dhe tani akuzohen për shpërdorim detyre.

Top Channel