Një oficer policie, i cili është transferuar në policinë e Marsejës ngarkohet me detyrën e kapjes së grupit të hajdutëve italianë.

Është ky subjekti i “Taxi 5”, i cili ka nisur projeksionet në rrjetin e kinemave Imperial.

Saga e komedise franceze “Taxi”, rikthehet ne serinë e pestë të saj, pas 11 vitesh mungesë.

Heroi ynë, Luc Besson vjen sërish me të njëjtën makinë, por me një tendencë të re humori, e cila është vlerësuar nga kritika e specializuar për humorin nostalgjik dhe kuriozitetin për këtë pjesë të re.

Lançuar në Francë pothuajse 20 vjet më parë, filmi i parë ‘Taxi’ u bë një fenomen kinematografik ndërkombëtar, për shkak edhe të prezencës së aktores shumë të dashur për publikun Marion Cotillard.

Sot, kjo komedi franceze krahasohet me prodhimin hollivudian ‘Fast and Furious”.

Top Channel