Pesë të arrestuar në Itali dhe dy Shqipëri është bilanci i operacionit “Affari di famiglia”, që ka shkatërruar një organizatë italo-shqiptare të narkotrafikut.

Policia shqiptare njofton se operacioni i koduar “AFFARI DI FAMIGLIA”, u organizua dhe finalizua falë bashkëpunimit mes strukturave të hetimit të narkotikëve të dy policive, italiane dhe shqiptare, në veçanti me grupin operativ të Guardia di Finanza të Romës.

Urdhër arrestet ndërkombëtare të lëshuara nga Prokuroria e Romës për veprat penale të “Trafikimit të narkotikëve” dhe “Pastrimit të parave”u ekzekutuan njëkohësisht në Itali dhe Shqipëri

Policia shqiptare njofton se në pranga në vendin tonë janë vënë shtetasit Edmir Hatija, 41 vjeç dhe Elidon Shpërdheja, 38 vjeç, të dy banues në Fier. Ndërkohë në Itali janë arrestuar 5 shtetas, 3 italianë dhe 2 shqiptarë.

Grupi kriminal ishte i përfshirë në shpërndarjen e lëndëve narkotike në zonën e Romës.

Ndërkohë, droga e llojit kokainë vinte nga Holanda dhe Belgjika.

Top Channel