Ndihma ekonomike, Basha: Miliona lekë për ekskursion qeveritar, asnjë kacidhe për të varfërit

23/02/2018 21:02
Foto Arkiv

Lulzim Basha ka ilustruar me një video reagimin e tij në lidhje me deklaratën e Kryeministrit Edi Rama për skemën e ndihmës ekonomike.

Nga Berati, Rama tha se 70 për qind e të përjashtuarve nga kjo skemë janë njerëz të aftë për punë, por që sipas tij, refuzojnë të punojnë.

“A ka njeri që e beson mashtrimin e Ramës sot nga Berati se njerëzit preferojnë të marrin 50 mijë lekë ndihmë ekonomike në vend që të punësohen me rroga 400 mijë lekëshe? Realiteti flet vetë me gojën e banorëve të Beratit, aty ku banda qeveritare po harxhon sot e nesër miliona lekë për ekskursionin e fundjavës, por asnjë kacidhe për njerëzit në nevojë ekstreme”, shkruan ai.

Në mesazhin e përcjellë nga Basha thuhet se vetëm në Qarkun e Beratit janë përjashtuar nga skema e ndihmës ekonomike 350 familje.

Top Channel