Fier, 32-vjeçari me epilepsi hipën në shtyllën e tensionit dhe refuzon të zbresë

22/02/2018 16:37

Një 32-vjeçar ka hipur në një shtyllë tensioni rreth mesditës së sotme, në fshatin Varibob të Fierit.

Shtetasi me iniciale A.L., i cili dyshohet se vuan nga epilepsia, refuzon të zbresë.

Është ndërprerë energjia elektrike me qëllim shmangien e kontaktit të këtij personi me korentin. Policia ndodhet në vendngjarje dhe po negocion me shtetasin në fjalë.

Gjithashtu, në vendngjarje ndodhen edhe shërbimet zjarrfikëse edhe ambulanca.

Top Channel