Ata janë në Xhamajka për dasmën e Jeremy Bieber, babai të Justin, me të dashurën Chelsey Rebelo. Por ishte Justin Bieber dhe Selena Gomez, të cilët dukeshin si të porsamartuar ndërsa janë shfaqur në ambientet e hotelit gjatë pritjes së dasmës në Montego Bay të hënën.

Zogjtë e dashuruar (dikur), duket se edhe tani nuk ngopeshin me njëri-tjetrin duke përfituar disa momente privatësie nga pjesa tjetër e të ftuarve, për t’u përqafuar, e për të shkëmbyer ndonjë puthje sporadike.

E vetmja gjë që mungoi, që do t’i vinte “vulën” bashkimit, ishin puthjet në buzë, të cilat edhe mund të kenë ndodhur jashtë syve të të ftuarve dhe paparacëve.

FOTO GALERI
1/25

Top Channel