Zbulohet Red Bull, por Newey ‘fsheh’ shumë sekrete

19/02/2018 14:12

Red Bull ka prezantuar makinën me të cilën do të garojë për vitin 2018, njëvendëshe e cila do të quhet RB18.

Botërori i F1 për vitin 2018 po zbulohet pak e nga pak dhe në radhë është skuadra austriake që ka sjellë versionin më të fundit të saj. Por edhe pse tani është hequr mbulesa, Adrian Newey duket se ka fshehur disa sekrete, teksa e ka sjellë njëvendëshen me një linjë ngjyrash ‘kamuflazhi’, duke u larguar dukshëm nga ngjyrat tradicionale.

Aerodinamisti i skuadrës Red Bull është munduar që të fshehë sa më shumë modelin e tij të ri, për të mos i dhënë avantazh rivalëve të Mercedes e Ferrari, me të cilët pritet të rivalizojë më shumë në këtë sezon.

Ndërkohë Drejtori i Përgjithshëm Christian Horner është gati që të ulë në njëvendëshë dy pilotët e skuadrës, Verstappen e Ricciardo për një sezon të luftuar.

FOTO GALERI
2/4

Top Channel