Zëvendës drejtoresha ekzekutive e Oxfam ka dhënë dorëheqjen pas skandalit seksual në të cilin përfshihen punonjës të saj të ndihmave.

Organizata britanike e bamirësisë akuzohet se ishte përpjekur të fshihte përfundimet e një hetimi mbi pretendimet se pjesëtarë të stafit të saj kishin shfrytëzuar prostituta ndërsa shpërndanin ndihma në Haiti në 2011. Zëvëndës drejtoresha ekzekutive, Penny Laërence, tha ndërkohë se ishte e turpëruar dhe se merrte përgjegjësi të plotë.

Oxfam, që mohon akuzat për mbulim të skandalit, është takuar me sekretarin për zhvillimin ndërkombëtar, në përpjekje për të ndaluar ndërprerjen e financimeve qeveritare. Ndërkohë komisioni evropian ka thënë se pret sqarime të plota dhe transparencë maksimale nga Oxfam duke shtuar se është e gatshme të ndalojë financimet për çdo partner që nuk i përmbahet standardeve etike.

Programi i bamirësisë në Havai ka marrë 1.7 milionë euro financime në 2011. Pas skandalit, edhe donatorë të tjerë privatë të mëdhenj të Oxfam, kanë kërkuar sqarime dhe marrjen e masave që diçka e tillë të mos përsëritet më.

Top Channel