Lacio dhe Thomas Strakosha rezistuan vetëm 45 minuta përballë Napolit dhe Elseid Hysajt, në fushën e këtij të fundit.

Skuadra e drejtuar nga Simone Inzaghi e nisi mirë sfidën, kur me De Vrij gjeti golin e avantazhit shumë shpejt.

Por, Napoli do të barazonte gjithçka në pjesën e parë me anë të Callejon.

Në të dytën, napolitanët shpartalluan me lojë dhe rezultat “bardhekaltërit”. Autogoli i Wallace u dha avantazhin, ndërsa Rui dhe Mertens vulosën rezultatin 4-1.

Me këtë fitore, Napoli rimerr vendin e parë në Serinë A, duke i ngjitur në kuotën e 62 pikëve, një më shumë se Juventusi, ndërsa kjo ishte humbja e tretë radhazi për Lacion, pas asaj ndaj Genoas në shtëpi dhe Milanit në transfertë.

Top Channel