Ka mbërritur në Tiranë zv/Presidenti i UEFA-s, Grigori Surkis, i cili mban gjithashtu edhe postin e kryetarit të Komitetit të Federatave në qeverinë europiane të futbollit.

Në orën 09:00, Surkis takoi kryeministrin Edi Rama, ndërsa më pas u takua me Presidentin e Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka.

Më vonë, në axhendën e tij është edhe një takim me Presidentin e Republikës, Ilir Meta.

Arsyeja e vizitës së Grigori Surkis në Tiranë është ndjekja e mbarëvajtjes së fushatës për zgjedhjet në Federatën Shqiptare të Futbollit.

Top Channel