Aubameyang, drejt Arsenalit për 65 mln euro

29/01/2018 13:38

Pierre-Emerick Aubameyang duket se po jeton orët e fundit në radhët e Borussias së Dortmundit.

Sipas “Sky Sport News”, sulmuesi nga Gaboni është shumë pranë kalimit tek Arsenali, me klubin londinez që ka arritur më në fund një marrëveshje paraprake me klubin gjerman.

Gjithnje sipas “Sky Sport News”, “topçinjtë” e Londrës, që më parë kishin ofruar 50 milionë euro për kartonin e Aubameyang, vendosën që ta rrisin atë me 15 milionë për ta çuar në 65 milionë euro.

Një shifër kjo që duket se i ka bindur drejtuesit e Borussias së Dortmundit për të lejuar transferimin e Aubameyang në kryeqytetin anglez.

Aubameyang do të transferohet tek Arsenali për të zënë vendin e Alexis Sanchez, që u largua në drejtim të Manchester United për t’u shkëmbyer me Henrikh Mkhitaryan, që është praktikisht blerja e parë e klubit londinez.

Top Channel