Inter bind Pastoren, pritet konfirmimi nga PSG

25/01/2018 08:47

Inter ka lënë pas një të mërkurë shumë impenjative me merkaton, edhe pse nuk ka realizuar asgjë zyrtare.

Në njërën anë huazimet e Gabigol e Joao Mario dhe në krahun tjetër spiralja që të çon te Pastore. Në oret e vona të së mërkurës zikaltrit kanë arritur të bindin fantazistin argjentinas nëpërmjet agjentit të tij, Simonian që të transferohet në Milano.

Pastore ka pranuar të reduktojë pagën e tij me 30% dhe është gati t’i bashkohet Interit që në muajin janar. Por vullneti i Pastores nuk është vendimtar, pasi Inter duhet të bindë PSG për këtë manovër. PSG për të respektuar rregullat e fair play financiar kërkon 20 mln euro, ndërkohë që Inter është gati për një huazim paraprak dhe më pas negociatat për pagimin e kartonit, me detyrim në qershor të vitit 2019.

Top Channel