Triumfi historik i Bayer Leverkusen në Bundesliga, festa e “aspirinave” me trofeun

18/05/2024 18:46

Bayer Leverkusen fitoi titullin kampion të Bundesliga-s për herë të parë në historinë e klubit të “aspirinave”.

Leverkusen ishte dominues i padiskutueshëm i këtij edicioni futbollistik në Gjermani, ndërsa vendosi një rekord të ri në Bundesliga, duke u bërë skuadra e parë që e fiton titullin kampion pa pësuar asnjë humbje në 34 javë kampionat, ndërsa e mbylli edicionin në kuotën e 90 pikëve.

Menjëherë pas fitores 2-1 në ndeshjen e javës së fundit, atë ndaj Augsburg, skuadra e Xabi Alonso-s festoi për herë të parë me trofeun dhe siç duhej me tifozët e saj. /Supersport

Top Channel