Brazili zgjeron listën e futbollistëve para Kupës së Amerikës

21/05/2024 08:38

Brazili zgjeron listën e futbollistë të ftuar përpara Kupës së Amerikës.

Dhe këtë e bën me tre lojtarë, dy prej të cilëve luajnë në Itali: Bremer, mbrojtës i Juventusit, Ederson, mesfushor i Atalantës dhe Pepe, anësor sulmues i Portos.

Dorival Junior i ka thirrur këta tre lojtarë për t’i testuar në miqësoret para Kupës së Amerikës, kundër Meksikës dhe Shteteve të Bashkuara, që do të luhen muajin e ardhshëm.

Përveç Bremerit, Edersonit dhe Pepes, në listë është një tjetër emër i ri: Rafael, portier i Sao Paolos. Ky i fundit, megjithatë, u thirr për të zëvendësuar të dëmtuarin Ederson (portierin e Mançester City). Rritja e numrit të lojtarëve në dispozicion ishte një kërkesë nga Federata dhe u autorizua këtë mëngjes nga Conmebol, në një takim të zhvilluar në Bangkok të Tajlandës. /Supersport

Top Channel