Ramsdale i thotë “lamtumirë” Arsenal-it, portieri synon kalimin te Newcastle

18/05/2024 09:30

Aaron Ramsdale i thotë “lamtumirë” Arsenal-it.

26-vjeçari po kërkon me këmbëngulje të transferohet te Newcastle, klub që synon ta ketë në ekip portierin e “The Gunners”.

Nga mediet angleze raportohet se klubi i Newcastle ka gati 15 milionë paund për të siguruar shërbimet e Ramsdale.

Këtë sezon me Arsenal-in ai është aktivizuar fare pak, ndërsa në të gjitha kompeticionet numëron vetëm tetë paraqitje, ndaj për këtë arsye portieri kërkon të ndryshojë ambient në mënyrë që të ketë më shumë minuta në dispozicion. /SuperSport

Top Channel