Grindje mes të rinjsh, plagoset një nxënëse në “Eqerem Çabej”

22/01/2018 11:50

Një grindje mes të rinjve në shkollën “Eqerem Çabej”, ka përfunduar me plagosjen e një nxënëseje.

Informacionet paraprake bëjnë të ditur se vajza është dëmtuar nga një djalë me mjet prerës dhe ka mbetur e lënduar në ballë.

Nxënësit janë të klasës së 10-të, dhe vajza e plagosur ka qenë aty pranë. Fatmirësisht pa probleme serioze. Të dy djemtë janë shoqëruar në komisariat së bashku me prindërit, si dhe në prani të psikologes së shkollës.

Policia ka mbërritur në vendngjarje për dokumentimin e plotë.

 

 

Top Channel