Teatri bashkëkohor francez nuk mund të konceptohet pa trillet e forta psikologjike, rebelimet e apo trazirat. Aq më shumë të gjitha këto bëhen bashkë kur flitet për një kryevepër të tille si “Shërbëtoret” e Jean Genet.

Nën regjinë e Kico Londos kjo kryevepër do të vijë premierë nga kjo fundjavë në sallën Goethe të Teatrit Kombëtar Eksperimental Kujtim Spahivogli.

“E kemi pasur jo të lehtë për të arritur në shfaqje. Po të më thoshit pse Jean Genet, do të thosha ngjason shumë me përpëlitjet e çdo njerit prej nesh që nuk e kanë të lehtë të gjejnë veten e tyre në vorbullën e jetës metropolitane”, thotë regjisori Kiço Londo.

Mes dashurisë dhe urrejtjes dy shërbëtore thurrin komplote për vrasjen e zonjës së tyre, në emër të lirisë. Nën interpretimin e Laura Nezhësm Dasara Xhangollit e Ilirda Bejlerit, sfidat e rolit kanë sipas tyre kanë qenë të shumta.

“Është detyra jonë që të shkojmë ne te roli dhe ky është një rol që e ka dashur këtë përpjekje në maksimumin e vet”, shprehet aktorja Laura Nezha.

“Është një autor që në Shqipëri e kanë patur guximin vetëm dy regjisor ta vendosin. Ben Kumbaro dhe profesor Kiço Londo që e vendos për herë të dytë”, thotë aktorja Dasara Xhangolli.

Jean Genet u përzgjodh për të ardhur në skenë si shprehje e frymës së një kohe rebelimi që është gati të shpërthejë, por premira do të dëshmojë sa është realizuar kjo kryevepër megjithë vështirësinë që e karakterizon.

Top Channel