Zidane nuk e imagjinon dot Realin pa Cristianon

17/01/2018 16:58

Ajo është kryetema e ditës në botën sportive, jo vetëm atë spanjolle, e bëhet fjalë për gatishmërinë e presidentit Florentino Perez për shitjen e Cristiano Ronaldos.

Sigurisht, nga ky moment e deri te gjetja e një klubi që do të mund të investonte aq shumë, duke bërë llogaritë për shërbimet dhe pagën e tij, nuk do të jetë e lehtë.

Megjithatë, trajneri francez i “Los Blancos”, Zinedine Zidane nuk do as ta mendojë mundësinë e ndarjes së CR7 me Realin.

“Nuk mundem ta imagjinoj një Real Madrid pa Cristiano Ronaldon”, ka thënë ai gjatë konferencës për shtyp përpara sfidës së Kupës së Mbretit, që do të zhvillohet mbrëmjen e së enjtes në orën 21, në fushën e Leganesit.

“E kam thënë me dhjetëra herë, – ka vazhduar më tej tekniku francez. – Ai është një skuadrën ku duhet të qëndrojë. Besoj se edhe të gjithë tifozët anembanë botës duan që ai të qëndrojë. Nëse dëshiron të fitojë më shumë, duhet t’ia thotë këtë klubit, e këtu nuk mund të flas. Megjithatë, nuk jam i shqetësuar. Jemi të ndërgjegjshëm që në ambientet e jashtme mund të flitet për këto gjëra. Gjithsesi, Cristiano duhet të mendojë vetëm të luajë futboll, siç ka bërë gjithmonë. Këtu dua të flas vetëm për rendimentin e tij dhe kontributin që jep sa herë zbret në fushat e blerta”.

Top Channel