Një çift shqiptar u arrestua në Bari me 5 kg heroinë. Sipas “Guarda di Finanza”-s, droga u gjet në një automjet që erdhi me traget nga Shqipëria.

Heroina ishte fshehur në brendësi të gomave të makinës, ku udhëtonin një burrë dhe një grua, identiteti i të cilëve nuk dihet.

Droga u gjet pas kontrollit në vijën e dytë, ndërsa çifti u arrestua në flagrancë.

Në tregun italian, sasia e heroinës do të sillte përfitime të majme, ndërsa policia italiane po heton për persona të tjerë të përfshirë në trafik.

Top Channel