Grupet e teknikëve të ndërmarrjes së Ujësjellës-Kanalizimeve janë shpërndarë në terren për verifikimin e aparateve matës të ujit.

Qytetarët në zona të ndryshme të Tiranës kanë marrë një letër, ku njoftohen se ata, ose administratori i pallatit duhet të jenë të pranishëm gjatë këtij procesi. Grupet e ujë-sjellësit bëjnë një kontroll teknik të aparateve dhe kushteve të punës, në bashkëpunim me specialistë të Drejtorisë së Metrologjisë.

“Ky proces po kryhet pasi janë vënë re sahate që nuk i kanë elementet e sigurisë, pra u mungon vula”, thotë Evis Gjebrea, drejtoreshë e Ujë-sjellësit..

Por aparati mund të jetë jashtë kushteve të kolaudimit jo vetëm kur ndërhyhet në të, por edhe sepse ka orë të caktuara pune.

“Qytetari mund ta blejë vetë, por duhet të ketë disa parametra të certifikuar nga ujësjellësi”, thotë Gjebrea.

Në çdo rast aparati duhet instaluar nga ujë-sjellësi. Shpenzimet i takojnë konsumatorit. Letra që u kë mbërritur qytetarëve tregon edhe bazën ligjore ku mbështetet ky veprim. Por Ujësjellës-Kanalizimet e Tiranës thonë se nuk kanë të dhëna përfundimtare për numrin e aparateve matës të dalë jashtë funksioni.

 

Top Channel