Tottenham nuk lëshon Dele Alli dhe Harry Kane

12/01/2018 13:34

Presidenti i skuadrës së Tottenham, Deniel Levy insistoi se skuadra në drejtimin e tij nuk do të privohet nga asnjë futbollist kryesor pa u mbyllur ende sezoni.

Sulmuesi rekordmen i Premier League Harry Kane dhe mesfushori ofensiv Dele Alli janë kthyer në objektivat e shumë gjigantëve europianë, por pronari i Spurs nuk la asnjë shans që ata të ikin këtë dimër.

Instikti i Harry Kane në portat kundërshtare me një mori golash për Tottenham dhe kombëtaren angleze, ka tërhequr vëmendjen e Reali Madrid dhe PSG. Por Daniel Levy insiston se Tottenham është i fuqishëm financiarisht, sa ti rezistojë presionit edhe nga ofertuesit më të mirë.

“Jam 100% i bindur se çdo lojtarë cilësor që kemi do ta mbajmë, madje edhe sezonin tjetër. Në janar është gjithmonë nëj treg i vështirë, por nëse trajneri Pocchetino mendon se mund të përmirësojë ekipin, ne do ta ndihmojmë”, tha presidenti i Tottenham. Spurs do të rikthehen në aksion në fundjavë me ndeshjen e Premier League ndaj Everton, të shtunën.

Top Channel