Ndërsa në Golden Globe artistët u veshën të gjithë në të zeza në shenjë solidarizimi me viktimat e ngacmimeve seksuale, ikona e kinematografisë franceze, Catherine Denevue, ka dalë në mbrojtje të burrave dhe kritikon lëvizjen #MeToo, që, sipas saj, është kthyer në “gjueti shtrigash”.

Agim Poçari, Drejtor Programacioni në “Digitalb”, u shpreh: “Historinë e Weinstein e kanë nisur Asia Argento dhe Rose McGowen. Ato patën guximin ta nxirrnin në dritë këtë problem. Në “Golden Globe” pati hipokrizi, pasi të nesërmen, Argento dhe McGowen pyetën njëra-tjetrën se pse nuk ishin të ftuara në Golden Globe”.

Ndërsa gazetari Denis Dyrnjaja tha: “Në Portugali thonë që një femër pa vëmendjen mashkullore është si një violinë pa tela. Vëmendja mashkullore e bën femrën që të ndihet femër. Një femër që nuk ka vëmendje do të ishte në një boshllëk”.

Ndërsa Sevim Arbana mendon se jo vetëm meshkujt duhet të provokojnë apo flirtojnë: “Një femër, nëse i pëlqen një mashkull, ka të gjithë të drejtën e botës që të flirtojë”.

Top Channel