Sampaoli i dehur në timon, ndalohet nga policia – VIDEO

26/12/2017 13:21

Një fregatë britanike shoqëroi një anije luftarake ruse përgjatë Detit të Veriut pranë ujërave britanike ditën e Krishtlindjes.

Trajneri i kombëtares argjentinase Jorge Sampaoli ka qenë protagonist i një ngjarje aspak të këndshme me policinë në fundjavën që lamë pas. Policia e ka ndaluar trajnerin argjentinas në Casilda, 335 km në verilindje të kryeqytetit Buenos Aires, teksa kthehej nga dasma e së bijës, Sabrina.

Sipas mediave argjentinase, Sampaoli është konfliktuar për disa minuta me policët, të cilët i ka fyer,për faktin se e kanë ndaluar teksa ai shoqëronte disa persona të tjerë me makinën e tij. Pas testit të alkoolit mësohet se i ka dalë mbi normat e lejuara.

Sampaoli njihet si një tip shumë agresiv dhe kjo është e dukshme edhe në veprimet që ai bën teksa drejton skuadrën nga pankina.

Top Channel